Hackers-at, sulm i fortë ndaj BE-së
23/03/2011 18:40
Komisioni Europian pësoi një “sulm serioz kibernetik” në pragun e samitit të Brukselit, deklaroi për BBC një zëdhënës i BE-së.
Vendime përcaktuese për strukturën e ardhshme të BE-së, për strategjitë ekonomike dhe luftën në vazhdim në Libi do të bisedohen gjatë samitit dy-ditor.
Nuk u dhanë detaje rreth sulmit kompiuterik, por nga karakteristikat e tij besohet se është e përfshirë dora e atyre “hackers” që goditën përpara pak kohe Ministrinë Franceze të Financave.
”Ne sulmohemi shpesh prej piratëve në internet, por ky është një sulm i ndryshëm, pasi është i madh”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
Top Channel