Gaddafi kërkon ndihmën e vendeve arabe

23/03/2011 15:10

Diktatori i Libisë, kolonel Muammar Gaddafi, kërkoi ndihmën e të gjithë vendeve arabe dhe formimin e një koalicioni pan-islamik, për të kundërshtuar atë që ai e quajti si një “kolonizim të ri” të vendit.

”Nëse të gjithë ushtrisë islamike do të bashkohen së bashku, do të dalim fitues nga kjo luftë”, deklaroi Gaddafi, në atë që ishte fjalimi i tij i parë publik, që prej fillimit të bombardimit të vendit.

Avionët perëndimorë kanë bombarduar më shumë se 300 objektiva që prej ndërhyrjes në Libi, ndërsa më shumë se 162 raketa “Tomahawk” kanë goditur vendin.

Bombardimet kanë ndodhur kryesisht gjatë natës, por sot në mëngjes mediat ndërkombëtare konfirmuan zjarr intensiv të forcave kundraajrore dhe shpërthime pranë kryeqytetit Tripoli.

Koalicioni ende nuk ka bërë të ditur detaje rreth bombardimeve të 24 orëve të fundit.

Top Channel