
Ish-Ministri i Brendshëm i Egjiptit dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë do të përballen me drejtësinë për akuzat e vrasjes së protestuesve, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i vendit më të populluar të botës arabe.
Habib el-Adly, i ndaluar më parë për akuzën e pastrimit të parave, besohet se mund të jetë përgjegjës për dhënien e një urdhëri policisë për hapjen zjarr ndaj protestuesve, gjatë revoltave që sollën rrëzimin e regjimit të autoritarit Hosni Mubarak.
Më shumë se 360 persona mbetën të vrarë në 18 ditët e protestave, që pushtuan vendin gjatë muajit shkurt, ndërsa policia përdori disa herë në mënyrë kontradiktore armët e zjarrit, në tentativat e saj për shpërndarjen e turmës.
Katër të ndaluarit e tjerë janë drejtues në Ministrinë e Brendshme apo në Shërbimin Sekret.
Top Channel