Ukrainë, ish-presidenti akuzohet për vrasje

22/03/2011 23:05

Ish-presidenti ukrainas, Leonid Kuchma do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes së gazetarit Georgy Gongadze në vitin 2000.

Hetuesit mendojnë se Kuchma, në atë kohë president, abuzoi me pushtetin duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme Ministrin e Brendshëm cka coi edhe në vrasjen e gazetarit, Gongadze.

Gazetari Georgy Gongadze, i njohur në atë kohë si një kritik i Kuchma u zhduk në shtatorin e vitit 2000. Trupi i tij, u gjet pa kokë muaj më vonë në një pyll në afërsi të Kievit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta