Duke qenë se zgjedhjet e parakohshme që janë në prag, partitë politike në Shkup pranuan më në fund kërkesën e forcave politike shqiptare për ripërcaktimin e kufijve zgjedhorë të vendit.

I pari që e bëri këtë kërkesë ishte kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, i cili para disa ditësh deklaroi se në njësinë numër 6, numri i zgjedhësve i ka kaluar kufijtë e përcaktuar në kodin zgjedhor.

“Nëse rishikohen zonat elektorale, atëherë shqiptarët mund të nxjerrin deri në 5 deputetë më shumë në Parlamentin e vendit”, u shpreh Thaci.

Top Channel