Serbia do të rishikojë të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara për krimet e luftës të kryera gjatë konflikteve të viteve 90 në Ballkan.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Drejtësisë, Sllobodan Homen, i cili ka sqaruar se prokurori për krimet e luftës do të rishikojë provat mbi të cilat janë lëshuar urdhër-arrestet dhe do të mbajë në fuqi vetëm ato që kanë fakte të mjaftueshme.

Në muajin mars, Serbia u detyrua të tërheqë urdhër-arrestin e lëshuar për krime lufte ndaj një veterani kroat, i cili u arrestua në Bosnje.

Ndërsa vitin e kaluar Serbia dështoi në ekstradimin e Ejup Ganic, i arrestuar në Londër, pasi gjykata britanike vendosi se kërkesa e Beogradit ishte e motivuar politikisht.

 

Top Channel