“Kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është qesharak. Fqinji ynë duhet lejuar të përdorë emrin që dëshiron dhe Greqia duhet të nderohet me shfrytëzimin e emrit “Maqedoni” nga Shkupi”.

Deklarata është bërë në vitin 2008 nga zëvendëskryeministri grek, Theodoros Pangalos, në një takim me ambasadorin amerikan në Athinë, Daniel Speckhard.

Deklarata në fjalë, që ka mbërritur deri në Departamentin amerikan të Shtetit, është publikuar nga faqja e internetit Wikileaks.

“Frika e Greqisë për iredentizëm nga IRJM-ja është absurde. Ajo vjen nga kujtesa e luftës civile dhe nga frika e hyrjes në Greqi të komunizmit sllav”, ka deklaruar Pangalos.

Top Channel