Netanyahu: Të veprohet me Iranin si me Libinë

22/03/2011 21:35

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu i ka kërkuar Perëndimit të sillet me Iranin siç po bën me Libinë.

Sipas Netanyahu, revoltat në Libi dhe në shumë shtete të rajonit nuk kanë filluar në Tunizi, por një vit e gjysmë më parë në Iran kur “miliona kanë zbritur në shesh për të kërkuar liri, barazi dhe të drejta”.

“Nëse bota demokratike është mobilizuar për të penguar katastrofën në Libi, – ka theksuar ai, – duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe në Iran”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA