Libi, nisa nata e katërt e bombardimeve

22/03/2011 21:45

Koalicioni i vendeve perëndimore ka nisur të bombardojë për natën e katërt Libinë, ndërsa disa shpërthime janë dëgjuar edhe pranë kryeqytetit Tripoli.

Sipas mediave ndërkombëtare, në qendër të sulmeve që kanë filluar me rënien e natës kanë qenë objektiva të rëndësishëm ushtarakë, kryesisht që lidhen me kapacitetet ajrore të ushtrisë së Gaddafi-t.

Ndërkohë, sipas CNN, forcat e kolonelit janë duke terrorizuar banorët e qytetit të Misratës, i vetmi qytet i rëndësishëm në duart e rebelëve në zonën perëndimore të vendit, në kontrollin e kolonelit.

Sipas banorëve vendas, ushtarët e Gaddafi-t kanë qëlluar në mënyrë rastësore me snajpera mbi banorët e pambrojtur, ndërsa kanë vazhduar edhe sulmet me artileri e mortaja, të cilat po shënojnë çdo ditë me dhjetëra viktima.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta