Cmimi i karburanteve po rritet në mënyrë drastike në Kosovë.

Qytetarët ankohen se nuk e përballojnë dot këtë kosto, ndërsa tregtarët thonë se janë të detyruar ta rrisin cmimin për shkak të rritjes se tyre në tregjet botërore.

Kosovarët paguajnë për një litër naftë mesatarisht 1.26 euro. Drejtues të shoqatës së karburanteve, thonë se rritja e cmimit të karburanteve në bursat e huaja si dhe forcimi i dollarit janë dy shkaqet kryesore të rritjes së cmimit edhe në Kosovë.

Ata vërejnë se në përforcimin e rritjes së cmimit, ndikon edhe mungesa e rezervave shtetërore. Për drejtuesin e Shoqatës së Karburanteve në Kosovë, Nazmi Bytyci, zgjidhja që do të stabilizonte tregun është ngritja e rezervave shtetërore.  

Top Channel