
Katër persona janë arrestuar në Gjirokastër, mes të cilëve dy shtetas maqedonas, pasi dyshohen të jenë pjestarë të një rrjeti narkotrafiku.
Burime jozyrtare të Prokurorisë bëjnë fjalë për dhjetra kilogramë kokainë që është jo vetëm sasia më e madhe e bllokuar ndonjëherë në vend, por që nëse dyshimet do jenë të vërteta, mund të përbejë një rekord europian.
Ndërsa burime të tjera mediatike flasin për deri 200 kg kokainë të kapur.
Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga policia shqiptare.
Burimet jozyrtare të Prokurorisë bënë fjalë vetëm për një pjesë të mekanizmit të trafikimit të drogës në Shqipëri.
Ajo vinte brenda në fuçi të vajit të palmës që përdoret për prodhimin e ëmbëlsirave.
Më pas nëpërmjet një mekanizmi, kokaina ndahej nga vaji në të cilën ishte hedhur, thahej dhe dërgohet për trafik.
Operacioni që duket se ka indicien nga prokuroria spanjolle dhe ajo belge, ende nuk ka përfunduar, në shtetet respektive.
Rrjeti mendohet që të jetë edhe më i gjerë.
Top Channel