Franca lëshon: “Ok” përfshirjes së NATO-s në Libi

22/03/2011 22:45

Në sulmet mbi Libi pritet që shumë shpejt të përfshihen edhe strukturat e komandës së NATO-s. Ky është rezultati pas tërheqjes së Francës nga qendrimi i saj fillestar.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Barak Obama ku mësohet se kanë rënë dakort për modalitetet e përdorimit të komandës së NATO-s në mbështetje të koalicionit në Libi.

Në njoftimin e shpërndarë prej presidencës franceze, të dy liderët shprehen se sulmet kanë dhënë rezultat që tani, duke ndalur humbjen e jetëve të civilëve.

Gjithësesi, shkalla e angazhimit të aleancës euro-atlantike në sulmet mbi Libi pritet të mësohet gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu mbetet për t’u parë edhe reagimi i Italisë, e cila ka kërkuar prej kohësh një përfshirje të NATO-s në këto operacione, ose në rast të kundërt do të ryshqyrtonte qendrimin për përdorimin e bazave ajrore të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta