Chavez: Kapitalizmi vrau jetën në Mars

22/03/2011 21:25

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, u shpreh i sigurt sot se në kohët e lashta ka patur jetë në planetin e Marsit, por ajo përfundoi si pasojë e kapitalizmit.

”Gjithmonë kam dëgjuar se mund të ketë patur jetë në Mars dhe kjo nuk do të më befasonte, por kur mendoj për shkakun se përse duhet të përfundonte, arsyeja e parë që më vjen në mendje është kapitalizmi”, deklaroi lideri i Republikës Socialiste të Venezuelës, në një fjalim të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Ujit.

”Me siguri, imperializmi ka shkatërruar çdo formë civilizimi në atë planet. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Pyje të tëra të gjelbëruara janë shndërruar në shketëtira në planetin tonë së dekadat e fundit”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA