Ministri i FSK-së, Agim Ceku ka deklaruar se me arrestimet e ish-luftëtarëve të UCK-së, EULEX po dëmton rëndë Kosovën.

Ceku ka kërkuar që misioni evropian të ndalë veprime të tilla dhe të kryejë detyrën për të cilën ka ardhur në Kosovë, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në vend që ta ndihmojë Kosovën dhe të merret me ndjekjen e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës, që të dërgojë mesazhin pozitiv se këto fenomene po luftohen në Kosovë, ata i bëjnë Kosovës edhe një dëm tjetër”, ka pohuar Ceku.

“Shpreh habinë nëse ata janë këtu për të na ndihmuar, apo për të na fundosur”, është shprehur ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UCK-së.

Top Channel