Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se rrjedha e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit do të përcaktojë afrimin e Serbisë me BE-në.

Deklaratën e saj Ashton e ka bërë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, ku është diskutuar pikërisht mbi rajonin e Ballkanit.

“Përsa i përket Serbisë ju e dini se ngjarja më e rëndësishme është fillimi i bisedimeve me Kosovën. Bisedimet janë për zgjidhjen e cështjeve teknike, por këtu duhet parë edhe konteksti i pranimit të Serbisë në BE”, ka deklaruar Ashton për mediat serbe.

Ndërkohë, Ashton ka anuluar vizitën e saj në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit, të planifikuar për muajin mars, ka bërë të ditur zëdhënësja e saj Maja Kocijancic.

Top Channel