Jemen, kryegjenerali i bashkohet rebelëve

21/03/2011 15:20

Një gjeneral i lartë jemenas, Ali Mohsen al-Ahmar, një prej njerëzve më të afërt me presidentin Ali Abdullah Saleh, iu bashkua lëvizjeve anti-qeveritare.

Ndërrimi i kampeve ndodhi një ditë pasi Saleh vendosi të shpërndante të gjithë kabinetin e tij, ndonëse e la ende në fuqi, deri sa një kabinet i ri të formohet.

Ndërkohë, siç bëri të ditur BBC, 20 persona të tjera janë vrarë deri tani sot në luftime.

Luftimet midis rebelëve shiitë, trupave jemenase dhe aleatëve të tyre tribalë kanë shpërthyer në provincën veriore të al-Jawf, ndërsa i gjithë vendi rrezikon të përfshihet nga lufta civile.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta