
Progres i ngadaltë, por i qendrueshëm është arritur në Fukushima, ku po luftohet me kohën për të stabilizuar gjendjen në kompleksin bërthamor të Daichit, të goditur rëndë nga tërmeti dhe tsunami shkatërrues i 10 ditëve më parë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore thotë se sasia e avullit të lëshuar nga reaktorët e mbinxehur, është tani më pak intensivë. Megjithatë, situata, në linja të përgjithshme, vazhdon të mbetet serioze.
“Ka patur disa zhvillime pozitive keto 24 oret e fundit. Energjia elektrike eshte lidhur ne nenstacionin lokal per njesine numer 2, e ky eshte nje lajm I mire. por gjendja ne kompleks vazhdon te paraqitet serioze”, theksoi Graham Andrew, ANEB.
Energjia elektrike eshte rikthyer ne tre reaktore te centralit. Kjo do te thote, se shume shpejt, sistemi i ftohjes mund te nise nga puna.
Punonjesit ne kompleks jane perpjekur te ftohin reaktoret duke u hedhur uje deti, ne menyre qe te shmanget sa me shume leshimi i materialeve radioaktive.
Banoret ne zonat prane centralit jane keshilluar te mos pijne uje rubineti, per shkak te nivelit te larte te jodit radioaktiv.
Por sado qe autoritetet vazhdojne te kembengulin se radiacionet ne ajer nuk kane mberritur nivelet e rerzikshmerise per shendetin, frika prej tyre sa vjen e shtohet.
“Jam e friksuar. Nuk mendoj për veten, por për fëmijet. Nese jam prekur une nga radiacionet, mbase mund te jene prekur dhe ata. Femijet jane shqetesimi im kryesor”, thotë një banore e zonës.
Ekspertet japoneze po kryejne nderkohe edhe teste per matjen e nivelit te radioaktivitetit ne ujrat prane Fukushimes.
Sipas tyre, ka shume mundesi qe substanca radioactive te kene rrjedhur ne det.
Shirat e dendur te kesaj periudhe kane shtuar gjithashtu friken e prekjes nga rrezatimet.
Masa te reja po merren sakaq nga autoritetet qe mallrat dhe produktet me radiacion te mos mberrijne ne tregje.
Bilanci i viktimave te katastrofes natyrore vazhdon te llogaritet nga ana tjeter ne 8450 të vdekur, ndersa 13 mijë vete konsiderohen te zhdukur.
Nje dite me pare, nje lajm i mire mbërriti nga qyteti Ishinomaki, ku nje grua 80 vjecare dhe nipi i saj 16 vjeç u nxorren te gjalle nga germadhat e shtepise se tyre.
Top Channel