Libi, vendoset ndalim-fluturimi

20/03/2011 13:15

Admirali amerikan Mike Mullen, ka njoftuar se zona e ndalim-fluturimit është vendosur në qiellin libian.

“Nuk ka të dhëna se Gedafi po i drejtohet përdorimit të armëve kimike. Kundërajrorët e Libisë tashmë janë inofensivë dhe nuk ka sinjale të avionëve libianë në fluturim”, u shpreh Mullen.

“Gjithashtu nuk ka raporte për civilë të plagosur”, shtoi ai.

Top Channel