Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mbështet sulmin e forcave ajrore të shteteve të Perëndimit mbi forcat e diktatorit Gedafi, duke i konsideruar si ndërhyrje me karakter human, paqësor, e në mbrojtje të popullsisë civile që kërkon largimin e tij, lirinë dhe demokracinë e shoqërisë së Libisë.

Në një deklarate për mediat thuhet se ndërhyrja mbi pozicionet e Gedafit është akt human në mbrojtje popullatës civile libiane.

Qeveria e Kosovës kujton faktin se Kosova e ka të provuar rëndësinë e aksioneve të kësaj natyre në vitin 1999, kur Aleanca Veri-atlantike udhëhoqi me sukses fushatën e bombardimeve kundër Serbisë, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Miloshevic.

Nëpërmjet komunikatës, qeveria e Kosovës po kështu shpreh solidaritetin, sic thuhet me shtetet që mbështesin ndërhyrjen ajrore në Libi, dhe përgëzon Këshillin i Sigurimit për dhënien e së drejtës se aksionit ushtarak.

Në të njëjtën kohë ekzekutivi kosovar del në mbështetje të përpjekjeve të popullit libian që të fitojë lirinë dhe të demokratizohet, duke u bërë vend i rëndësishëm i botës arabe dhe shembull i vlerave të demokracisë.

Top Channel