Avionët francezë patrullojnë në qiellin e Libisë

20/03/2011 21:00

Avionë luftarakë francezë, patrulluan për të dytën ditë qiellin e Libisë, por ndryshe nga dita e parë, sot nuk ndërmorën asnjë sulm.

15 avionët francezë, tha një zëdhënës i Parisit, vijuan patrullimin e qiellit të Libisë për t’u siguruar për respektimin e rezolutës së OKB-së që sanksionon zonë ndalim-fluturimi. Zëdhënësi tha se edhe Katari ka vendosur dërgimin e 4 avionëve luftarakë për të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar kundër Gedafit, duke u bërë kështu vendi i parë arab që luan një rol aktiv ushtarak kundër liderit të Libisë dhe forcave të tij.

Raportohet se mbi 120 raketa, të forcave aleate kanë goditur objektivat ushtarakë libianë, kryesisht ato që përbënin mbrojtjen ajrore të Tripolit.

Gjithësesi, fotot e marra nga sateliti, pas patrullimit në ditë e dytë të avionëve francezë, tregonin kundër-ajrorë pranë rezidencës së Gedafit në Tripoli duke hapur zjarr.

Top Channel