Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij për arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së, duke përcjellë në të njëjtën kohë edhe besimin e plotë në pafajësinë dhe në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe njerëzve të saj.

Mustafa ka vlerësuar lart gatishmërinë e deputetit Fatmir Limaj për të hequr dorë nga imuniteti në mënyrë që t’i jepet drejtësisë hapësira të kryejë punën e saj.

I shoh me shqetësim këto arrestime, është shprehur ai, dhe dëshirojmë që dyshimet e paraqitura të mos provohen të vërteta. Kemi besim të plotë në veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të donim të kishim të tilla vlerësime.

Kreu i LDK-së nuk ka dashur të bëjë lidhjen mes këtyre arrestimeve dhe dialogut Kosovë-Serbi, por tha se partia që ai drejton vazhdon t’i qendrojë idesë së negociatat janë të ngutshme.

Top Channel