Akuzat e Nazim Bllacës, i vetëdeklaruar si ish-agjent i SHIK-ut dhe pjesëmarrës në aktivitete kriminale, po shqyrtohen me kujdes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Kosovë.

Por as të enjten Bllaca nuk u soll në gjykatë. Trupi gjykues u përplas disa herë në seancë me dëshmitarët.

Diskutimet u përqendruan tek një letër që tregonte se cili ka bërë vrasjen e babait të Bllacës në Prishtinë. Bëhet fjalë për Faredin Gashin, ndërkohë që Hyzri Rama ishte i akuzuari i dytë.

Gjatë seancës trupi gjykues u përball me prokurorin për vonesën dhe mosrespektimin e procedurave. Nga ana e tij, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka prokuror më të mirë lidhur me këtë cështje.

Mbrojtja tha se do të sjellë prova të reja që shfajësojnë të pandehurin Faredin Gashi. Ndërkohë, Bllaca do ketë në dispozicion tre seanca për të treguar rrëfimet e tij.

Top Channel