Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni ka deklaruar se Prishtina nuk duhet të ketë frikë nga procesi i bisedimeve me Beogradin.

Në një intervistë për të përditshmen “Express”, Giffoni ka shprehur bindjen e tij se Kosova mund të përfitojë nga ky dialog.

“Ndjenja e frikës ndoshta është e lidhur me konfrontimin e lartë politik në procesin e gjatë dhe frustrues të zgjedhjeve. Në thelb, kjo është e vërtetë”, ka deklaruar Giffoni.

Ai ka theksuar se pas formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, Prishtina zyrtare duhet të përqendrohet tek zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe tek lufta kundër krimit.

Top Channel