Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton do të zhvillojë në datat 28 dhe 29 mars një vizitë në Kosovë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vizita do të bëhet menjëherë pas raundit të dytë të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se gjatë vizitës së Ashton, pala kosovare do të njihet me axhendën e bisedimeve dhe me përfitimet e Kosovës në këtë proces.

Raundi i parë i bisedimeve, i zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, pati aspekte pozitive por jo ndonjë rezultat konkret.

Top Channel