
Kandidimin e deputetit dhe Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha për kreun e Bashkisë së Tiranës, deputeti dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi e cilësoi si alternativë serioze të mazhorancës për qytetarët e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në Top Story, zoti Olldashi tha se kandidatura e Bashës nuk është politike, por është përzgjedhur për aftësitë që ai ka treguar në administrim.
“I kemi dhënë qytetarëve të Tiranës një njeri që di të administrojë. Kemi zgjedhur zotin Basha për aftësitë e tij administruese. Modeli ynë është modeli i respektimit të standarteve”, tha Olldashi.
Më tej, zoti Olldashi, replikoi ashpër me deputetin socialist, Saimir Tahiri lidhur me mosmbledhjen e Këshillit Bashkiak. Tahiri tha se për 2 vite radhazi, Bashkia e Tiranës është lënë pa buxhet, ndërsa Olldashi fajësoi për këtë vetë bashkinë e kryeqytetit, e cila sipas tij, nuk thërritur mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe nuk ka paraqitur para tij proojekt-buxhetin.
Debati mes deputetit socialist, Saimir Tahiri dhe atij demokrat Sokol Olldashi ka vijuar i ashpër e me akuza të ndërsjellta për afera korruptive.
Top Channel