Në Kosovë ka filluar asgjesimi i materialeve zgjedhore të procesit të 12 dhjetorit, që sipas ligjit duhet të bëhet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve zyrtare.

Megjithatë, një pjesë do të mbetet dhe do të shkojë në duart e prokurorisë, për të hetuar rastet e dyshuara për manipulime në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Ne kemi marrë konfirmimin edhe nga KZAP dhe ato kuti do të futen në karantinë dhe kur të mos jenë më objekt hetimi do të shkatërrohen në tërësi”, ka deklaruar një zyrtar kosovar.

Tani, gjithcka mbetet në duart e prokurorisë, e cila ka ngritur akuza konkrete për manipulimet e kryera në zgjedhje.

Top Channel