Shqipëria, 100 mijë dollarë për Japoninë
16/03/2011 11:20
Qeveria shqiptare ka vendosur një fond prej 100 mijë dollarësh për të ndihmuar Japoninë e prekur nga tërmetet dhe tsunami që ka shkaktuar disa mijëra viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha ka shprehur solidaritetin e vendit tonë për popullin japonez.
“Kemi vendosur caktimin e një fondi prej 100 mijë dollarësh amerikanë. E ndjekim me shumë shqetësim dhe shumë admirim potencialin e jashtëzakonshëm me të cilin ky vend po përballon këtë katastrofë, ku pasojat do të ishin më të mëdha nëse do të ndodhte në tjetër vend”, theksoi Berisha.
Top Channel