Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se është e alarmuar nga zhvillimet e fundit në Bahrein, ndërsa dënoi fuqimisht vrasjen e gjashtë civilëve nga trupat policore, në protestat e zhvilluara më parë gjatë ditës.
”Ne mendojmë se autoritetet e Bahreinit janë duke vepruar në mënyrën e gabuar. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje qeverisë që të kujdeset për strukturën shëndetësore të vendit dhe t’i japë asistencën e nevojshme të lënduarve”, deklaroi Zonja Clinton.
Vendi është zhytur në trazira prej disa javësh, por dimensionet krizës morrën përmasa të reja këtë javë, kur trupa të koalicionit të pesë vendeve arabe, kryesuar nga Arabia Saudite, zbarkuan në vend për të garantuar qetësinë, me kërkesë të Mbretit Hamad.
Kërkesat e protestuesve kanë kryesisht karakter fetar dhe demokratik. Një regjim autoritar sunit dominon prej më shumë se një shekulli jetën politike të një vendi me një popullësi me shumicë shiite.
Top Channel