Perandori i Japonisë, Akihito, u shpreh “jashtëzakonisht i shqetësuar” për krizën që po përjeton vendi, pas katastrofës që shkaktoi tërmeti më i fuqishëm i historisë dhe tsunami që pasoi.
Në një shfaqje jashtëzakonisht të rrallë publike, Perandori u shfaq në televizion dhe bëri komentet e tij të para rreth fatkeqësisë, ndërsa i bëri thirrje kombit për unitet në këto orë të vështira.
Me mijëra persona humbën jetën pas tërmetit me magbitudë nëntë të shkallës rihter, i cili tronditi ishullin në datën 11 mars, por përveç shkatërrimit masiv, vendi përballet dhe me mundësinë e një krize bërthamore, me reaktorët e Fukushimës që janë në gjendje alarmante.
Perandori Akihito është pasardhësi i famëkeqit Hiroito, që drejtoi Japoninë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Funksioni i Perandorit në Japoni është vetëm honorifik, ndërsa ai nuk ka asnjë rol kushtetues.
Top Channel