Mauritani, vdekje eksponentit të Al-Kaedës
16/03/2011 15:40
Një gjykatë në Mauritani dënoi me vdekjen një njeri të dyshuar si eksponent i degëve të Al-Kaedës në Afrikën e Veriut, pas vrasjes së një qytetari amerikan në vitin 2009, në kryeqytetin Nouakshut.
Mohamed Abdallahi Ould Ahmednah u ndëshkua me dënimin kapital, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij morrën dënime prej 3 dhe 12 vitesh, përkatësisht.
Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”, lajmëroi se mbrojtja do të paraqesë kërkesën e saj për një apel.
Degët e Al-Kaedës në magrebin islamik kishin marrë më parë përgjegjësinë për këtë sulm, pasi sipas tyre, shtetasi amerikan po përpiqej të konvertonte në të krishterë popullësinë.
Top Channel