Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbështesë krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Libi.
Ndërkohë studiuesit e Islamit në universitete dhe qendra të ndryshme i janë drejtuar presidentit amerikan Barack Obama që të kërkojë një tjetër zonë të tillë në veri të Libisë.
Ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar nga ana e saj se, cdo vendim duhet të ketë konsensusin e liderëve të vendeve arabe.
Më tej, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka bërë një thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Libi.
Ndërkohë, ndaj idesë për një zonë ndalim-fluturimi është dorëzuar edhe Italia, ministri i Jashtëm i të cilës, Franco Frattini ka dhënë “ok” e tij.
Top Channel