Kinë, aksident në minierë, 9 të vdekur
16/03/2011 11:05
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një rrjedhjeje gazi që ka ndodhur në një minierë karboni të provincës kineze të Yunnan.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Huangnihe.
Në momentin e aksidentit në minierë ishin 85 punëtorë, prej të cilëve 74 kanë arritur të shpëtojnë, 8 kanë vdekur në vend, ndërsa 3 kanë mbetur të plagosur.
Viktima e nëntë ka humbur jetën në spital.
Top Channel