Japoni, rigjenerohet bursa e Tokios

16/03/2011 15:50

Bursa e Nikkei e Tokios iu rikthye fitimit pas disa ditësh rënie drastike, pas panikut financiar që krijoi tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në historinë e Japonisë.

Bursa Nikkei fitoi 225 pikë gjatë ditës, dhe përfundoi në kuotën e 9,093 pikëve, një rritje prej 5,7% në krahasim me ditën e mëparshme.

Që prej ditës së tërmetit, në vetëm dy ditë, Nikkei kishte humbur 16% të vlerës së aseteve, rënia më e madhe e regjistruar në 23 vjet.

Pavarësisht rrezikut të madh për një katastrofë bërthamore, duket se masat e marra nga qeveria dhe vendosja në dispozicion e një fondi madhor për të frenuar kolapsin ekonomik kanë dhënë rezultat.

Në këtë rikthim me fitim të bursës Nikkei, ka kontribuar edhe rikthimi në punë i kompanive të prodhimit të makinerive dhe ato automobilistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA