Guvernatori i krahinës së Fukushimës u shfaq gjatë pasdites në televizionin japonez, duke kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka përballuar situatën, pas emergjencës bërthamore të krijuar në centralin bëthamor.
Guvernatori i prefekturës së Fukushimës, Yuhei Sato, deklaroi: “Ankthi dhe zemërimi i njerëzve ka arritur në pikën e vlimit. Mungesa e informacionit nga qeveria po shkakton më shumë panik se sa e vërteta. Autoritetet lokale e kanë të pamundur të koordinojnë përpjekjet e tyre në këtë situatë”.
Inxhinjerët janë duke luftuar me dëshpërim në reaktorët në Fukushima, për të bërë të mundur shmangien e një katastrofe bërthamore, pasi në disa prej reaktorëve janë regjistruar shpërthime.
Ndonëse zonat përreth janë ndotur me materiale radioaktive, bërthamat e reaktorëve nuk janë shkrirë ende, duke shmangur për momentin më të keqen, por paaftësia e sistemit për t’i siguruar reaktorëve ftohjen e domosdoshme bën që situata të konsiderohet “kritike”.
Top Channel