Itali, Berlusconi pagoi 13 herë minorenen

16/03/2011 15:30

Prokuroria italiane deklaroi se ka prova se Kryeministri Silvio Berlusconi pagoi 13 herë për marrëdhënie seksuale minorenen Karima El Mahroug, e mbiquajtur “Rubi”.

Vajza ishte vetëm 17 vjeç, në kohën kur ajo u rekrutua dhe u pagua për marrëdhëniet intime me 74-vjeçarin, një prej njerëzve më të pasur në botë.

Në bazë të ligjit italian, nuk është e ndaluar të paguash për marrëdhënie seksuale, por kryen një vepër penale nëse partnerja është minorene.

Gjyqi ndaj Berlusconi-t do të nisë në datën 6 prill. Ai do të përballet me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me minorene, abuzim me pushtetin dhe evazionit fiskal, kjo e fundit pa lidhje me rastin Rubi.

Në total, 33 femra kanë marrë pjesë në festat e organizuara nga 74-vjeçari në vilën e tij. Pas darkave romantike, nisnin kërcimet erotike, ndërsa disa të përzgjedhura përfundonin në dhomën e kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA