Policia e misionit EULEX ka përgatitur një urdhër-arrest edhe për ish-ministrin e Transporteve, Fatmir Limaj, në kuadër të hetimeve mbi krimet e luftës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, ndërkohë që vetë misioni evropian për rendin dhe ligjin nuk e ka konfirmuar atë.

Ditën e sotme policia evropiane në Kosovë arrestoi 9 persona, ish-luftëtarë dhe drejtues të UCK-së, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.

Gjatë këtyre viteve, Limaj ka qenë drejtues i brigadës “Kumanova”. Për të njëjtën akuzë ai u gjykua në Hagë pak vite më parë, ku u shpall i pafajshëm.

Ndërsa së fundmi ai është hetuar nga EULEX për pozitën e tij si ministër i Transporteve, nën dyshimin për korrupsion dhe favorizim të tenderave.

Top Channel