Egjipt, Hillary Clinton në sheshin Tahrir

16/03/2011 11:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vizituar mëngjesin e sotëm sheshin Tahrir në Kajro, epiqendër e manifestimeve anti-Mubarak.

Disa kalimtarë janë mbedhur përreth kryediplomates amerikane për ta përshëndetur.

Një prej tyre ka thirrur “mirëseerdhët në Tahrir” dhe Klinton është përgjigjur: “Është bukur t’u shoh”.

Autoritetet egjiptiane kanë shoqëruar ministrin amerikan, duke shpjeguar se si janë zhvilluar protestat që kanë çuar në rënien e Mubarakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA