Bullgari, ndërpriten punimet për centralin

16/03/2011 15:20

Punimet në Bullgari për ndërtimin e një centrali bërthamor janë ndërprerë për një kohë të papërcaktuar, lajmëroi kompania kontraktuese ruse, Rosatom.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar sot në shtyp, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, lajmëroi se punimet në reaktorët në ndërtim në Bullgari do të pezullohen, deri sa masat e sigurisë të rishqyrtohen.

Vendimi vjen pasi Bashkimi Europian deklaroi se do të shtrëngojë masat e sigurisë, pas krizës japoneze. Rosatom do të jetë e detyruar të përshtasë punimet e saj me masat e reja më të forta të sigurisë.

Në deklaratë u lajmërua se punimet e kompanisë ruse janë ndërprerë edhe në vende të tjera si India, Venezuala dhe Turqia, ku gjithashtu po ngrihen centrale atomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA