Ministria e Jashtme Britanike “këshillon” shtetasit e saj të largohen nga Tokio dhe Japonia veri-lindore, pas rrezatimeve bërthamore që po përhapen nga centrali i Fukushimës.
Pavarësisht këtij ndryshimi të statusit për gjendjen në Japoni, Londra zyrtare vazhdon të këmbëngulë se kjo është një masë paraprake dhe se për momentin nuk ka asnjë rrezik real për shëndetin.
Centrali bërthamor i Fukushimës ndodhet në një distancë prej 220 kilometrash nga Tokio, por erërat po shtyjnë renë atomike drejt kryeqytetit.
Ndonëse zona e shpallur e rrezikshme, për momentin mbetet ajo rreth 30 kilometra rreth reaktorëve, përvoja e mëparshme e Çernobilit në vitin 1986 ka treguar se një zonë me qindra kilometra përreth mund të ndodet seriozisht nga rrezatimet.
Top Channel