ANEB: Dëmtime në reaktorin bërthamor të Fukushimës

16/03/2011 08:00

Agjencia ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se në reaktorin 2 të kompleksit bërthamor Daichi të Fukushimës, mund të ketë dëmtime të bërthamës, çka konsiderohet shqetësuese.

“Mbase bëhet fjalë për një të çarë, apo dhe një vrimë, këtë nuk e dimë akoma”, ka deklaruar në një konferencë për shtyp numri një i këtij organizmi të OKB-së, Jukija Amano.

Agjencia ka vendosur të dërgojë një ekip të vogël ekspertësh në Japoni. Por përpjekjet e saj konsiderohet nga kritikët si të vonuara.

E madje në shenjestër të tyre ka përfunduar edhe vetë Amano, diplomati japonez që e mori këtë post në 2009-tën pas një lobimi të fuqishëm të Tokios.

Amano dhe ndihmësit e tij fajësohen për zvarritje e vonesa të mëdha në ofrimin e të dhënave të fundit mbi katastrofën e Fukushimës.

Kritikat më të ashpra erdhën nga një ekspert bërthamor i periudhës sovjetike, që thotë se mësimet e Çernobilit janë injoruar qëllimisht për arsye përfitimi, çka është nxitur edhe nga neglizhenca e agjencisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA