Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski do të zhvillojë pasditen e sotme takimin e paralajmëruar me kreun e LSDM-së, Branko Cervenkovski, në kuadër të tentativës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave në këtë takim nuk do është ftuar asnjë përfaqësues nga partitë shqiptare, PDSH apo DR, të cilat bashkë me LSDM kanë bojkotuar Parlamentin.

Në takim do të diskutohet mbi kushtet e opozitës për realizimin demokratik të zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen së shpejti.

LSDM ka paralajmëruar se, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e saj, atëherë e gjithë opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet, pavarësisht se ka qenë ajo që i ka kërkuar ato.

Top Channel