Qytetarë e përfaqësues të organizatave kosovare ndezën qirinj të hënën në mbrëmje, në shenjë proteste për vrasjen e Leutrim Musliut nga fshati Uglarë i komunës së Gjilanit.

Të mbledhur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, qytetarët fajësuan institucionet e Kosovës për heshtjen dhe mungesën e veprimit për zbardhjen e cështjes.

Nismëtari i këtyre homazheve, fotoreporteri Vedat Xhymshyti tha se dëshmitë e deritanishme tregojnë se vrasja është kryer nga serbët, e jo nga shqiptarët sic po pretendohet.

“Dëshmitarët të cilët ishin aty, duke përfshirë edhe fëmijët të cilët kanë qenë me Leutrimin, mendojnë se grupi prej nga kanë ardhur plumbat ishte një grup personash që fyenin dhe po flisnin në gjuhën serbe. Ky është një shqetësim qytetar dhe pista e hetimit është duke u devijuar”, është shprehur ai.

13-vjecari Leutrim Musliu nga Uglari i Gjilanit u vrar më 5 mars teksa kishte dalë në mal për dru.

Top Channel