Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar si të papranueshëm propozimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për një status të posacëm për veriun.

“Pakoja e Ahtisarit është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova, prandaj cdo gjë jashtë kësaj pakoje do të jetë absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se një gjë e tillë, për krijimin e një statusi të përkohshëm për zonën më problematike të shtetit të ri, bie ndesh me vullnetin e qytetarëve.

Ndërkohë, duke folur për bisedimet me Serbinë, kryeparlamentari ka thënë se ato kanë vonuar njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Këto komente Krasniqi i bëri në fund të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që më 25 mars, në seancën parlamentare të diskutohet projektbuxheti për vitin 2011.

Top Channel