Rritja e buxhetit për shpenzimet qeveritare në Kosovë nuk është pritur mirë nga opozita e këtij vendi, e cila e vlerëson si të paarsyeshme këtë rritje.

Opozita kritikon gjithashtu rritjen e numrit të posteve dhe dikastereve ministrore, që sipas saj bëhet në një moment kur komisionet parlamentare po reduktohen.

Sipas të përditshmes “Kosova Sot”, partitë e opozitës nuk e kanë marrë ende në shqyrtim projektbuxhetin e ri, i cili tashmë është proceduar në Kuvend, por ato do të dalin me një qëndrim unik lidhur me hapat që do të ndjekin.

Sipas projektbuxhetit, shpenzimet e përgjithshme qeveritare parashikohet të jenë 1 miliard e 434 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se ato të vitit të kaluar.

Qeveria e Hashim Thacit ka deklaruar se, kjo rritje e shpenzimeve nuk prek asnjë prej buxheteve të projektuara për institucionet e Kosovës.

Top Channel