Komisioni Evropian, në raportin e tij mbi zgjedhjet e fundit në Kosovë e ka vënë theksin tek parregullësitë e procesit dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të nisë sa më shpejt puna për ligjin e ri zgjedhor.

Sipas raportit, i publikuar në të përditshmen lokale “Zëri”, në procesin e votimit të 12 dhjetorit dhe më pas në atë të rivotimeve në disa zona janë konstatuar parregullësi, “të cilat nuk mund të zgjidhen pa shprehur vullnet politik”.

Raporti, i cili i është dërguar tashmë Kuvendit të Kosovës, jep në shumicën e faqeve rekomandime për mbarëvajtje më të mirë të proceseve të ardhshme elektorale.

Disa prej këtyre rekomandimeve, sipas dokumentit prej 65 faqesh, janë dhënë edhe në vitin 2009 por nuk janë marrë parasysh nga autoritetet kosovare.

Top Channel