Në kuadër të Samitit botëror të liderëve të ndryshimeve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri turk ka premtuar angazhimin e Turqisë për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës.

Ndërsa Thaci ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e clirimit, pavarësimit dhe të zhvillimit.

Përvec mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë në procesin e njohjeve të pavarësisë, Thaci ka vlerësuar edhe investimet turke në Kosovë.

Top Channel