Gjykata për krimet e luftës në Beograd ka dënuar katër ish-pjesëtarë të njësive ushtarake me nga 12 vjet burg secilin.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave katër ish-ushtarakët akuzohen për shfarrosjen e një familjeje kroate gjatë luftës në Kroaci.

Sipas burimeve, ata fillimisht vranë Lucija Rakic, të cilës më pas i dogjën trupin, ndërsa më pas bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët, trupat e të cilëve i hodhën në një gropë.

Gjykata e posacme i ka shpallur ata fajtorë për këtë krim dhe ka rrëzuar pretendimet e tyre, se familja Rakic ndihmonte trupat kroate.

Top Channel