Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker u ka bërë thirrje liderëve politikë në Maqedoni që të gjejnë një zgjidhje për krizën e krijuar.

“Dialogu politik është i rëndësishëm kudo në botë, si në vendin tuaj, ashtu edhe në cdo vend tjetër. Jemi të bindur se në emër të qytetarëve të Maqedonisë, liderët e vendit do të mund t’u përgjigjen sfidave të ndryshme, aktuale dhe të ardhshme”, ka deklaruar Reeker.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një konference për shtyp, ku u promovuan grantet e dhëna nga USAID për OJQ-të që nxisin sipërmarrjen e vogël dhe të lirë.

Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, por mes koalicionit qeverisës dhe partive të opozitës ende nuk është rënë dakord për kriteret që duhen plotësuar.

Top Channel