Drejtori ekzekutiv për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec ka deklaruar se veriu i Kosovës nuk paraqet një rrezik konkret për Kosovën.

Prandaj, ka sugjeruar Prelec, atje duhet kërkuar një zgjidhje e përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj cështjeje.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për VOA, pak kohë pasi Grupi Ndërkombëtarë i Krizave publikoi raportin e tij me titullin “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i dyfishtë në praktikë”.

Në këtë raport i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që mosmarrëveshjet mes tyre për statusin të mos pengojnë përmirësimin e jetesës për qytetarët e dy vendeve.

Top Channel