Presidenti kosovar Behgjet Pacolli ka deklaruar se së shpejti Kosova do të njihet nga vende të tjera, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Pacolli është shprehur se mungesa e njohjeve të reja gjatë kësaj kohe ka ardhur si pasojë e vakumit institucional.

Presidenti ka bërë të ditur se me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj do të aplikojë një program që përshpejton procesin e njohjeve.

“Bashkë me ministrin e Jashtëm po bisedojmë për implementimin e një programi diplomatik, që do të jetë shumë inovativ dhe do përshpejtojë procesin e njohjeve”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka shtuar më tej se ndërkohë, ekipet e tij lobuese janë ende duke punuar në këtë drejtim.

Top Channel